E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia dhe SHBA, ende pa marrëveshje finale për të ardhmen e Sirisë

14-09-2012 / “Foreign Affairs”

Në vështrim të parë, duket se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia po punojnë dora-dorës për t’i dhënë fund luftës civile në Siri. Më 11 gusht, pas takimit me zyrtarët turq, sekretarja e shtetit amerikan Hillary Klinton nxori një deklaratë se dy ministritë e jashtme të dy vendeve po koordinonin mbështetjen e opozitës siriane dhe do të sillnin më pas një ndryshim demokratik. Në Ankara, më 23 gusht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe zyrtarët turq i kthyen këto fjalë në veprime, duke organizuar takimin e parë operacional me synimin për të përshpejtuar rënien e regjimit të Presidentit sirian, Bashar al-Assad. Përtej dëshirës së tyre për ta përzënë Assadin, Uashingtoni dhe Ankaraja patën dy vizione të ndryshme për Sirinë post-revolucionare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës këmbëngulën që zgjidhja e krizës siriane do të garantonte pluralizmin fetar dhe atë etnik. Por Turqia, që qeveriset nga një qeveri sunite, e ka parë konfliktin në termat fetarë, duke krijuar lidhje të ngushta me Vëllazërimin Mysliman Sirian të kryesuar prej opozitës sunite, në kërkim të dhënies fund të të drejtave të kurdëve sirianë dhe duke ndëshkuar minoritetin Alawites – sektin së cilës i përket Assadi – si armiq. Ky veprim është cilësuar i pakëndshëm nga administrata e Obamës, duke qenë se kjo do të thotë se Turqia nuk do të ndihmojë në përkrahjen e një qeverie multi-etnike dhe demokratike në Damask.
Në të vërtetë, sjellja e turqve tashmë ka ndikuar në mosmarrëveshjet e përkeqësuara fetare në Siri. Turqia ka inkuadruar konfliktin sirian fetar.
Uashingtoni përkrah pluralizmin. Në Stamboll, muajin e fundit, asistenti i sekretarit amerikan për çështjet europiane dhe euroaziatike Philip Gordon theksoi se “opozita siriane ka nevojë të jetë gjithëpërfshirëse, duhet t’i dëgjohet zëri te grupet e Sirisë, dhe këtu përfshihen dhe kurdët”.
Klinton, pas takimit me homologun turk, ministrin e jashtëm Ahmet Davutoğlu, vuri theksin mbi një qeveri të re siriane “që do t’i duhet të mbrojë të drejtat e të gjithë sirianëve, pavarësisht fesë, gjinisë apo etnisë”.
Është e paqartë, sidoqoftë, nëse Ankaraja është e një mendjeje. Turqia nuk ka bërë asnjë përpjekje për të zgjeruar komunitetet etnike dhe fetare në vend.
Në vend që të bënte këtë, Turqia e ka inkuadruar konfliktin sirian si një konflikt fetar. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), një bllok konservativ sunit, i cilësoi alawitët sirianë si batakçinj, duke dënuar “regjimin minoritar” të tyre.
Hüseyin Çelik, një përfaqësues i AKP, u shpreh në një konferencë për shtyp më 8 shtator 2011, se “regjimi Baath ka mbështetje prej 15%” – përqindja e Alawiteve në vend. Një rrëfim i tillë hedh dritë mbi faktin se regjimi Baath i detyrohet për mbijetesën e vet pikërisht përkrahjes së sunitëve që janë në maxhorancë.
AKP nuk u është kundërvënë vetëm alawitëve sirianë, por edhe kurdëve. Kryeministri turk Erdogan, ka këmbëngulur se vendi i tij mund t’i rezistonte ndonjë sulmi kurd për autonomi pjesërisht nga Siria verilindore, duke shkuar deri në kërcënimin për ndërhyrje ushtarake.
Mbështetja e qeverisë turke për opozitën siriane nuk vjen nga ndonjë afri ideologjike me të, por nga fakti se rebelët sunitë hedhin poshtë aspiratat e kurdëve sirianë.
Ndërkaq, AKP ka drejtuar një lloj retorike agresive gjithnjë e më shumë në rritje kundrejt minoritetit më të madh fetar në Turqi, Alevis dhe i ka akuzuar ato se kanë përkrahur Alawitet me anë të solidaritetit fetar. Alevis, një minoritet mysliman kurdfolës, që përfshin pothuaj 1/5 e popullsisë turke, përbën një grup të veçuar nga Alawitet arabe. Të dy këto grupe patën fatin e përbashkët se trajtoheshin si heretikë nga sunitët. Në muajin shtator 2011, në një konferencë për shtyp, Çelik u shpreh se Kemal Kiliçdaroğlu, një kurd alevit që kryeson Partinë Popullore Republikane turke (CHP) e kishte bazuar kundërshtimin e tij në molepsjen e Turqisë në luftën civile siriane. “Përse e mbroni regjimin Baath?” pyeti ai. “Gjëra të këqija më vijnë në mendje. Mos ndoshta për shkak të solidaritetit fetar?”
Në një gjendje të ngjashme shpirtërore, Erdogani deklaroi gjatë muajit mars se arsyet e Kiliçdaroğlusë për ndihmën që i dha presidentit sirian ishin thjesht fetare, duke theksuar më pas: “Mos harroni se feja e një personi është feja e mikut të tij”.
Përballë kësaj, pozitat e administratës së Obamës në Siri janë në pajtim me pozitat e Turqisë. Gjatë takimeve të tyre në Turqi, Klinton përsëriti se Uashingtoni “ka të njëjtën vendosmëri ashtu si edhe Turqia, për faktin se Siria nuk duhet të bëhet strehë për terroristët kurdë” dhe Gordon nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës “kanë qenë të qartë si me kurdët e Sirisë, edhe me homologët në Turqi se ne nuk përkrahim asnjë lëvizje për autonominë apo separatizmin”.
Deklarata të tilla mund t’i vijnë për shtat qeverisë turke, por pasojat e përlqyera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Sirinë janë të gjitha të lidhura me etninë dhe komunitetet fetare kanë të drejta të barabarta. Pikërisht për këtë Turqia nuk është i një mendjeje me SHBA.
Të marrim parasysh faktin që Turqia ka keqtrajtuar lëvizjen kurde duke qenë se kanë pasur një kërkesë të përbashkët; në 3 vitet e fundit, Ankaraja ka arrestuar 8.000 politikanë kurdë dhe aktivistë për të mbajtur në kontroll lëvizjen nacionaliste.
Asnjë nga këto fakte nuk sugjeron që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të bashkëpunojnë e të koordinohen me Turqinë, sidomos që kur Arabia Saudite, një nga pjesëmarrëset kryesore në përpjekjet për ta rrëzuar Assadin, ka pak interes për demokracinë në vend.
Duke pasur një partner të besueshëm në kohën e krizës në Siri, Uashingtonit do i duhet të ushtrojë presion mbi Ankaranë që të përmirësojë gjykimin etnik dhe sektar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kësisoj duhet të përballen me këto ndryshime, si dhe të inkurajojnë Turqinë të shohë përfitimet e një politike më pluraliste. Pavarësisht frikës së ndonjë reagimi kurd në vend, Turqia mund të fitojë nga krijimi i miqësie të përbashkët dobiprurëse me kurdët në Siri, ashtu si miqësia me qeverinë rajonale kurde në Irakun verior.
Në të vërtetë, përfaqësuesit e partisë siriane kurde (Partia e Bashkimit Demokratik) ka nxitur Ankaranë të krijojë një marrëdhënie të ngjashme. Në një intervistë në Qendrën e Studimit për Paqe në Lindjen e Mesme, Salih Muhammad, lideri i PYD, u shpreh se Turqia duhet ta kapërcejë njëherë e mirë “fobinë kurde”. Qeveria e Erdoganit duket se ngurron ta bëjë këtë, duke patur frikë nga kurdët sirianë dhe minoritetet e tjera dhe duke pranuar idenë e pluralizmit në Siri, Turqia duhet të inkurajojë minoritetet etnike dhe fetare për t’u përpjekur për reformën kushtetuese dhe për barazinë. Por nëse Turqia do të lejojë ndarjet etnike dhe ato fetare në Siri që të dalin jashtë kontrollit, këto minoritete mund të arrijnë deri te kufijtë e vendit të tyre. Përvijimi i përfshirjes së Turqisë në Siri në termat fetarë ka bërë që sunitët turq të përfytyrojnë se po kryejnë një betejë për emancipimin e myslimavëve fetarë nga tirania e heretikëve të supozuar.
Axhenda pro sunite e AKP në Siri rrezikon futjen e Turqisë në një konflikt më të gjerë sunitë-shiitë në Lindjen e Mesme.
Duke marrë përsipër rolin e aleatit të Iranit, Turqia ka ekspozuar veten ndaj një agresioni nga Republika Islamike. Në një deklaratë muajin e shkuar, kreu i stafit të revolucionit Iranian, gjenerali Hasan Firouzabadi, paralajmëroi që Turqia, bashkë me vendet e tjera që luftojnë kundër Assadit, mund të presë trazira të brendshme si pasojë e ndërhyrjes së tyre.
PKK (Partia Punëtore e Kurdistanit) grupi rebel kurd mori në konsideratë një organizatë terroriste nga Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës pezulluan sulmet gjatë verës nga një përqendrim trupash që ishin angazhuar në një sulm në provincën Hakkari të Turqisë, që kufizohet me Iranin dhe Irakun. Irani mohon të ketë pasur përgjegjësi për sulmet e PKK, por zyrtarët turq pranuan se Teherani është përfshirë në të dhe se ushtarakët e PKK kaluan në Turqi nëpërmjet Iranit.
Deri më tani, prirja sunite e politikës së huaj turke është përshtatur me synimet gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke pasur parasysh që Turqia, duke braktisur ambicjen e saj të mëparshme për të mos pasur “asnjë problem” me fqinjët, ka bashkuar kampin kundër Iranit.
Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ndihmën e Turqisë arrijnë synimin strategjik për ta përjashtuar një herë e mirë Assadin, Turqia duhet të ndryshojë sjellje si partnere e saj, lidhur me zhvillimet e mëpasshme.
Përktheu Rudina Dahri

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›