Bastiset xhamia Mbret dhe shoqata amerikane
Elbasan- Persona te paidentifikuar kane bastisur arken e xhamise Mbret ne Elbasan, objekti i kultit qe adhurohet nga besimtaret myslimane. Por ne te njejtin interval kohe mesohet se kane ndodhur edhe disa sulme ndaj xhamise afer Myftinise ne kete qytet dhe shoqates joqeveritare amerikane, "World Vision". Rezultati ka qene zhdukja e 50 mije lekeve nga arka e xhamive dhe 25 mije leke dhe pajisje nga shoqata. Policia vendore nisi hetimet per valen e vjedhjeve qe kane alarmuar qytetaret dhe besimtaret e shumte, por deri ne mbremje nuk ka pasur asnje te ndaluar. Per ngjarjen kane reaguar edhe drejtuesit e xhamive, qe denuan aktin dhe perjashtuan mundesine qe autoret te jene besimtare.
Vjedhja e Xhamise Mbret eshte konstatuar rreth ores 08:30 nga vete imami Gezim Karaj. Autoret e ngjarjes jane ngjitur ne katin e dyte te xhamise, nepermjet nje shufre hekuri ne te cilen jane fiksuar altopolantet e zerit dhe prej andej nepermjet hapesires se minares, jane futur ne katin e pare te saj, ku ndodhet vendi i faljes dhe biblioteka. Hajdutet kane hapur nje nga kanatat ku ndodheshin te gjithe celesat e kanatave te tjera dhe pasi kane kontrolluar me radhe ne kanaten e fundit, grabiten 50 mije leke nga arka. Sipas imamit Gezim Karaj, "te hollat ishin vendosur ne nje qeske dhe ishin te gjitha monedha metalike te grumbulluara nga dhuratat e besimtareve". Edhe ne xhamine prane Myftinise, jane konstatuar vjedhje ne te holla dhe gjera me vlere. Imami i xhamise Mbret, Gezim Karaj, u shpreh se venia dore mbi objektin e kultit ka zemeruar besimtaret myslimane.
"Eshte e vertete qe gjate nates persona ende te panjohur kane grabitur 50 mije leke te reja ne xhamine tone. Sipas nesh kjo eshte nje vjedhje ordinere. Zakonisht kultet fetare nuk cenohen, ndaj edhe ne nuk kemi vendosur roje. Na vjen shume keq qe ndodhi nje incident i tille. Pas kesaj ngjarje jemi te detyruar te veme roje pasi ky objekt nuk i sherben vetem komunitetit mysliman", tha Karaj. Ai rrefen se objekti ka nevoje per rikonstruksion dhe rrethim dhe me ndihmen e nje shoqate diplomatike turke me emrin "Tika", mendohet se minarja do te ngrihet tani afer. "Shpresojme ne Allah dhe urojme qe gjera te tilla te mos ndodhin me ne te ardhmen, pasi nuk e nderojne komunitetit tone. Nuk mendoj se autoret jane besimtare", perfundoi imami i xhamise.
Ne te njejten kohe eshte konstatuar edhe vjedhja e zyrave te shoqates amerikane "World Vizion", ne lagjen "Syrja Dylgjeri". Hajdutet kane grabitur aparate fotografike, kompjutera, laptop dhe 25 mije leke. Policia e Elbasanit deklaroi dje, se ka nisur hetimet per te zbuluar autoret dhe ka fiksuar gjurme gishtash ne vendngjarje.
Tre precedentet
Besimtaret tregojne se xhamia Mbret eshte vjedhur te pakten tre here te tjera. Por keshilli i xhamise dhe Myftinia kane preferuar te heshtin ne menyre qe hajdutet te pendohen dhe te mos i zere mekati i Allahut. Por kur grabitesit nuk kane zene mend kleriket kane kryer kallezim penal ne polici.
Xhamia Mbret
Xhamia Mbret eshte nje nga faltoret me te hershme ne Shqiperi. Per Elbasanin ajo vinte e dyta ne radhe pas xhamise se ndertuar nga Sulltan Mehmeti i Dyte, ne vitin 1464. Nuk ka mbishkrim datues, por specialistet mendojne se i perket fundit te shekullit XV, e lidhur kjo edhe me themeluesin e saj.
Fatos Salliu