Kapiteni Toti mund t’i mungojë Romës në derbin me Lacion
Romë (Start)- Kapiteni Toti mund t’i mungojë skuadrës së tij në derbin me Lacion. Toti vazhdon të ketë probleme me gjurin e tij, megjithëse këtë javë erdhën sinjale pozitive nga kampi verdhekuq.
Futbollisti është stërvitur normalisht me skuadrën gjatë kësaj jave, por lajmi i keq vjen nga mjekët e ekipit. Mjekët deklarojnë se Toti mund të jetë i gatshëm për Spaletin ditën e nesërme, por forma e tij mund të mos jetë e mirë, dhe detyrimisht lojtari për të mos rrezikuar më tej mund të mos dalë në fushë.
Kjo është një tjetër goditje për Spaletin, pas problemeve me De Rosin. Ngushëllimi i tij i vetëm në këtë pragsfidë mund të jetë rikuperimi i portierit Doni.
Roma është duke kaluar një situatë mjaft të vështirë në historinë e saj, pasi ekipi renditet në vendin e 17-të në tabelë.