Tiago Silva fut në garë për transferimin e tij, Milanin dhe Interin
Milano (Start)- Zhvillime të reja kanë dalur në skenë për transferimin e mbrojtësit brazilian, Tiago Silva, në kampionatin italian. Menaxheri Roberto Kalenda, pati një kontakt me Ariedo Braidan dhe Adriano Galianin, për të diskuatuar rreth veshjes kuqezi të mbrojtësit të Fluminenses.
Tiago Silva mund të vijë në Itali që në muajin janar, pasi kontrata e tij me ekipin aktual është duke skaduar, dhe deri tani nuk ka rinovuar asgjë me Fluminensen. Për kartonin e tij, Milani duhet të mendojë dhe kunkurencën e Interit, i cili është futur furishëm në bisedime, duke dalë në pole position për marrjen e tij.
Në Brazil, për calciomercato-n, agjenti i lojtarit, Paulo Fernando Tonieto, është shprehur se nga Europa kanë mbërritur edhe oferta të tjera.
Agjenti deklaroi: “Në fakt të përditshmet italiane e bënë të kryer faktin e kalimit të lojtarit në Itali, ku i pari në listë qendronte Interi, dhe pas tij Milani. Unë dua të them se nuk kam patur kontakte as me një, as me Milanin dhe as me Interin.
Ai komentoi dhe lëvizjet e menaxherit Roberto Kalendo, duke deklaruar dhe një herë se nuk ka kontaktuar me asnjë.
“Kemi patur oferta edhe nga klube franceze, angleze dhe spanjolle, por unë mund të them se nuk kemi negociuar me asnjë. Nuk është çudi që lojtari të qëndrojë në kampionatin Brazilian, -shprehet menaxheri i lojtarit. -Tiago silvës i është duke skaduar kontrata, por mund të rinovohet përsëri me skuadrën e Fluminenses”.
Megjithë këto deklarata, klubet e Milanit dhe Interit janë të vendosur të vazhdojnë studimin e rrugëve për marrjen e lojtarit.