Ndeshjet e Superligës do të luhen të gjitha sot në orën 14:00
Tiranë (Start)- Superliga shqiptare do të luajë sot të gjitha ndeshjet e javës së 11-të. Ndeshjet do të luhen të gjitha ditën e sotme për të lënë të lirë lojtarët e përfaqësueses në prag të ndeshjes me Azerbaixhanin.
Tirana-Lushnja
Kryesuesit e Tiranës do të presin këtë javë në kryeqytet modestët e Lushnjes. Tirana javën e shkuar provoi shijen e humbjes, për herë të parë në këtë sezon, me Elbasanin në stadiumin e ferrit për të, “Ruzhdi Bizhuta”. Slishkoviç do të kërkojë tre pikët me çdo kusht nga lojtarët e tij, për të mos përkeqësuar më tej situatën. Lushnja e drejtuar nga Bici, kërkon të bëjë një tjetër surprizë si ajo e Peqinit, pavarësisht se vjen nga një humbje dërrmuese në fushën e vet nga Vllaznia. Situata nuk është e qetë në kampin e lagunarëve, sepse trajneri i sapoemëruar akuzoi disa nga lojtarët e tij për shitje të ndeshjes me Vllazninë.
Vllaznia-Teuta
Vllaznia e vendit të dytë do të presë në mitikun “Loro Boriçi” Teutën e Durrësit. Të dyja skuadrat janë duke kaluar një formë të admirueshme. Shkodranët do të kërkojnë tre pikët për të qenë më të karikuar psikologjikisht për ndeshjen e javës së ardhshme me Tiranën në kryeqytet.
Flamurtari-Shkumbini
Një ndeshje interesante për tu parë. Vlonjatët pas një fillimi “tepër” entuziast që bënë në kampionat, pasi shfaqen dhe pretendimet për titull, ndodhen në një moment jo të mirë. Tekniku Liçaj do të ketë provën e dytë me skuadrën e tij, dhe ky është një shans i mirë për të treguar se Flamurtari ka për t’i dhënë futbollit shqiptar. Shkumbini nga ana e tij po përjeton momentin më të mirë qysh prej debutimit në elitën e futbollit tonë. Peqinasit kanë një skuadër të konsoliduar, kjo falë dhe trajnerit Gugash Magani. Peqinasit janë të vetëdijshëm për atë që kërkojnë në çdo ndeshje, dhe veç humbjes me Lushnjen, të gjitha ndeshjet e tjera i kanë interpretuar në mënyrë perfekte.
Partizani-Elbasani
Partizani i vendit të fundit do të kërkojë sot të tregojë diçka nga historia e tij përballë Elbasanit. Të kuqtë vijnë pas një barazimi surprizues me Besën në Kavajë. Elbasanasit vijnë nga fitorja më e rëndësishme e sezonit, atë me Tiranën. Verdheblutë treguan në këtë ndeshje se problemet e rezultateve qëndrojnë jashtë lojtarëve, dhe se me shuarjen e tyre të gjitha skuadrat do ta kenë të vështirë me të. Në letër elbasanasit duken më të favorizuar, por impenjimi i tyre mbetet të tregojë në i kanë kaluar problemet apo jo.
Apolonia-Besa
Apolonia gjendet në vështirësi aktualisht. Bardhejeshilët i bënë një nisje të mirë kampionatit, por me kalimin e javëve skuadrat filluan të tregonin gradualisht nivelet e tyre, duke e spostuar skuadrën e brishtë në vendet e fundit. Besa vjen pas një hapi fals në fushën e saj me Partizanin, dhe në këtë takim kërkon të tregojë në vlen të jetë në skuadrat pretendente për titull apo jo.
Bylis-Dinamo
Bylisi kërkon të bëjë një tjetër surprizë me kampionët e Dinamos, pas barazimit me Tiranën. Dinamo në këtë takim duhet të kërkojë maksimumin pas hapit fals në kryeqytet me Flamurtarin. Kampionët morën një barazim të papritur, i cili nuk i lejon ata të jenë në krye me Tiranën.
Ndeshjet do të luhen të gjitha në orën 14:00.