E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapiteni i peshkarexhes Relado I rrezikon denimin me 9 vite burg e 6 mln leke gjobe

PRETENCA

TIRAN- Prokuroria per Krime te Renda ne kryeqytet kerkoi nga togat e zeza denimin e kapitenit te peshkarexhes Relado I te pandehurin Nexhat Koci me 9 vite burg dhe 6 milion lek te reja gjobe per akuzen e trafikut te klandestineve. Ka qene prokurori Adnan Xholi i cili pasi Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda vendosi te pranoi kerkesen e te pandehurit per shqyrtimin e dosjes ne aplikim te gjykimit te shkurtuar qe lexoi konkluzionet perfundimtare ndaj te pandehurit qe ne tetor te viti te kaluar u ekstradua nga Italia.


Sipas pretences se prokurorit Xholi gjate fazes hetimore eshte provuar se i pandehuri Koci ka konsumuar veprat penale te Kalimit te paligjshem te kufirit shteteror dhe Ndihmes per kalim te paligjshem te kufirit akuza per te cilat duhet te deklarohet fajtor dhe te denohet me burg dhe gjobe. Sipas kronologjise se ngjarjes te renditur nga prokurori Xholi dosja me nr. 72 eshte hetuar fillimisht nga Prokuroria e Durresit e cila e ka derguar me pas prane Prokurorise se Krimeve te Renda per shkak te kompetences lendore dhe tokesore pasi vepra e konsumuar eshte kryer ne ujerat nderkombetar mes territorit te Shqiperise dhe Italise.


I pandehuri Nexhat Koci eshte arrestuar ne Itali per llogari te autoriteteve shqiptare duke e ekstraduar me pas me 23 tetor 2010 ne aeroportin e Rinasit ku i jane vene prangat-thuhet ne konkluzionet e prokurorit. Sipas prokurorise nga hetimet disa mujore ka rezultuar se kapiteni i peshkarexhes Relado 1 i pandehuri Koci ne bashkepunim me tre persona te tjere ende te paidentifikuar mbremjen e dates 7 korrik 2006 ka ngarkuar ne anijen ku ai ishte kapiten 30 shtetas shqiptar per ti kaluar ne menyre ilegale drejt Italise.


Mbremjen e kesaj date aty rreth ores 2330 i pandehuri Koci ne bashkepunim me tre marinaret ka transportua nga bregu shqiptar deri tek anija Tiber qe ndodhej ne ujerat nderkombetar rruges per ne Itali. Sapo jane afruara anijes Tiber kapiteni Koci ka urdheruar kalimin e klandestineve ne ate anije dhe me pas peshkarexha qe ai drejtonte eshte kthyer mbrapsht per ne ujerat e territorit shqiptar-nenvizoi prokurori Xholi. Keta klandestine jane ndaluar ne Itali dhe me pas jane riatdhesuar ne Shqiperi ku edhe kane treguar transportimin e tyre kundrejt pagesave te ndryshme. Pas marrjes se deklarimeve te tyre kapiteni Koci ishte shpallur ne kerkim per tu arrestuar ne nentor te 2009 ne Itali nga ku edhe u ekstradua. Pas leximit te pretences kryesuesja e peseshes gjykuese gjyqtarja Etleva Deda i dha kohe nje jave mbrojtesit ligjor per te shprehur pretendimet perfundimtare ku me pas pritet te jepet vendimi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›