E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapitull i ri ne marredheniet e Gjermanise me Kenian

Uria korrupsioni dhe padrejtesite juruidike percaktojne jeten keniane aktualisht. Por e ardhmja ne Kenia mund te percaktohet nga marredhenie me te mira ekonomike ligji kunder korrupsionit ekonomia efektive bujqesore me teknike moderne si dhe me shume ndihma per refugjatet. Te pakten kete vizion ofroi kancelarja gjermane Angela Merkel ne udhetimin e saj diten e marte 12.07.2011 ne Kenia.

Shpresoj qe kjo vizite te jape mundesine per te hapur nje kapitull te ri ne marredheniet tona deklaroi Merkel pas nje takimi me presidentin e Kenias Mwai Kibaki dhe kryeministrin Raila Odinga. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Angela Merkel dhe Mwai Kibaki

Nderime ushtarake me vonese

Kancelarja dhe delegacioni i saj u priten ne Nairobi me nderime ushtarake. Por fillimisht kancelarja dhe delegacioni i saj ekonomik si dhe ministrja e Bujqesise Ilse Aigner duhet te prisnin deri sa te fillonin nderimet ushtarake muzika e te cilave zgjati me shume se qe ishte planifikuar. Trupi muzikor ushtarak luajti ne seline e presidentit kengen Kapiten me merr me vete ne udhetim presidenti vete erdhi me cerek ore vonese. Ne rrethet diplomatike u tha me tej se presidenti 80 vjecar nuk ndihet dhe aq mire.

Ne fund te pritjes biseda u perqendrua kryesisht tek marredhenit ekonomike. Kryeministri Odinga kerkoi nga investitoret gjermane qe te japin kontribut me projekte konkrete ne marredheniet ekonomike. Keshtu per shembull firmat gjermane mund te marrin pjese ne ndertimin e nje porti ne Lamu si dhe ndertimin e nje autostrade dhe gazsjellesi per ne Ethiopi. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Merkel dhe Odinga

Kina eshte prezente

Gjermanet nuk do te ishin te paret ne investime. Prej kohesh Kina investon me shuma te medha per vendet afrikane. Kinezet investojne ne fushat prej te cilave evropianet jane larguar deklaroi Odinga. Pekini ndihmon ne ndertimin e rrugeve rrjetit hekurudhor dhe aeroporteve.

Megjithe konkurencen e madhe nga Azia ne kete vend afrikan ekziston klime qe nxit investimet edhe per gjermanet. Kancelarja beri te qarte se Gjermania shpreson qe Kenia te jete e interesuar per tekniken e larte por edhe standardin ekologjik dhe social. Pervec kesaj per zhvillimin e metejshem te vendit eshte e domosdoshme transparenca. Nje hap mund te jete ligji kunder korrupsionit i cili eshte duke u pergatitur. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Merkel dhe Odinga

Zhvillim ekonomik dhe thatesise

Ne Nairobi u ra dakord per hapjen e nje zyre te perhershme te ekonomise gjermane. Marredheniet tregtare midisdy vendeve kane qene deri tani shume te vogla. Importet nga vendi afrikano- jugor jane rritur kete vit me 37 kurse eksportet gjermane jane rritur vetem 02 .

Qeveria gjermane i premton Kenias edhe ndihma humanitare. Keshtu per shembull qeveria do te marre nje milione euro per kampin e refugjateve ne Dadaab. Shefi i Komisariatit te Larte te Refugjateve UNHCR Antonio Guterres

i beri thirrje komunitetit nderkombetar per te ndihmuar kampin e refugjateve ne kufirin me Somaline duke folur per katastrofen me te madhe humanitare te botes.

Kampi Dadaab eshte ndertuar per 90 mije vete dhe mban aktualisht 380 mije refugjate pjesa me e madhe nga Somalia. Cdo jave vijne rreth 10 mije te tjere.

Autor Marion Linnenbrink / Aida Cama

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›