Pjese e historise se vendit ku jetojne - Imigrantet shqiptare dhe protestat ne Greqi

Eumlshte pasdite vone e se dieles barrierat metalike dhe kontigjentet policore jane terhequr dhe vetem nje grup militantesh te te revoltuarve te sheshit konsumojne gjithe arsenalin e parullave dhe brohoritjeve disaprovuese qe jane degjuar per rreth 50 dite me radhe kunder parlamentit qeverise edhe troikes. Te revoltuarit sa vjen e rrallohen lodhja dhe vapa po bejne punen e tyre- por nuk jane te pakte edhe ata qe mbeten per te treguar se kjo levizje ka baze dhe rrenje dhe nuk do te kaloje shpejt si nje enderr e keqe per qeveritaret.
Ne do te jemi ketu deri sa te largohen. ... Ne duam te ardhme per atdheun tone me zhvillim perspektive dhe shprese - thote Stelos qe prezantohet vetem me emrin e tij.
Protesta ne te gjithe vendit
Ai sqaron se ndodhet ne shesh qe diten e pare te levizjes se te revoltuarve te cilet tani duhet te tregojne se mund te rezistojne. Stelos eshte nga ata qe ne bilancin dyditor te fundjaves me perfaqesues nga 34 mbedhje popullore nga gjithe Greqia theksuan se nuk duhet ikur nga sheshi per tu kthyer ne shtator sic kerkoi nje pjese tjeter. Apelit te kryetarit te Bashkise Jorgos Kaminis per te zbrazur sheshin pasi me cadrat e tyre demtojne turizmin dhe krijojne per vendin imazhin e nje vendi te pazhvilluar te Botes se Trete Stelos i pergjigjet Ai duhet te pastroje mendjen e vet. Jo sheshin.
Kuvendi i Sheshit ne faqen e tij elektronike i terheq vemendjen kryebashkiakut pse nuk permend si fajtore te vertete policine dhe forcat e erreta te dhunes se verber qe diten e votimit te masave shtrenguese 29 qershor e kthyen sheshin ne germadhe vandalizmash dhe dhome gazrash nga kimikate te skaduara kunder protestuesve paqesore.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Qytetaret fajesojne forcat e rendit per dhunen ne 29 qershor ne sheshin Syntagma. Revolte kunder politikaneve jo kunder demokracise
Cadrat mund te largohen sic ka shume mundesi te ndodhe nga dita ne dite por sipas te gjitha gjasave ato do te ngrihen serish. Ne shtresat e vogla dhe te varfera qe po vihen ne rolin e kalit per te mbajtur barren e masave shtrenguese te masave te aprovuara ne parlament eshte akumuluar lende shperthyese e madhe.
Jemi shume te kenaqur nga qeveria. Na ushqen na jep uje kimikate te skaduara. Cfare duam tjeter. Jetelule - thote me qesendi Jorgos Picikaris per te cilin nuk ka revolte ekstreme kunder demokracise dhe parlamentarizmit por revolte te papermbajtur kunder pjesetareve te parlamentit qe u intereson vetem karrigia e tyre dhe asgje tjeter.
Qofte emigrant qofte grek je ne te njejten radhe
Vetem dicka e re dhe e madhe mund te sjelle ndryshimin e deshirueshem thote Thanasis Mandis qe i mbetet besnik sheshit deri ne fund me shoke per koke sic thote me akcentin grek per Sokolin dhe Argiten nga Shqiperia.
Tashme qofte emigrant te jesh qofte grek je ne te njejten radhe shton dhe shikon nga shoket e tij si per te marre aprovimine tyre. Jemi pothuajse ne te njejten moshe pak a shume dhe perballemi me te njejtat probleme dhe nuk mund te bejme enderra per te ardhmen - thote Thanasis qe e konsideron me se te natyrshme nje shoqeri te tille te forcuar sigurisht me shume ditet e protestave.
Emigrantet shqiptare te pranishem ne sheshin e protestes
Te vetmuar apo ne grupe emigrantet te cilet vuajne shume rende pasojat e krizes jane bere nje me vendasit gjithe keto dite duke folur gjuhen e perbashket te protestes.
Kjo revolte nuk u perket vetem grekeve u perket te gjitheve qe jetojne ketu ne te gjitheve qe mundohemi te ndertojme nje te ardhme ketu - thote Argita Petani nga Fieri qe i duhet te beje nje ore e gjysem rruge sa here vendosin te zbresin nga periferia e Athines ne sheshin Sintagma me nje grup 15-20 te rinjsh shqiptare.
Kemi degjuar te flitet shqip edhe nga grupe te tjera dhe mendoj se jane goxha shqiptare qe marrin pjese - thote Argita per bashkatdhetaret e saj te cilet se bashku me nacionalitetet tjera i japin levizjes karakterin e nje internacionaleje informale.
Kenaqesia eshte kur mblidhen te gjithe greke shqiptare bullgare rumune polake nga te gjitha vendet. Flasim normalisht gjuhen greke sepse ketu jetojme. Eumlshte kenaqesi e madhe te mblidhen njerezit nga te gjitha vendet dhe te manifestojne se bashku per nje qellim.
Per Sokolin nga Skrapari shperblimi me i mire per te revoltuarit eshte shnderrimi i perditshem i sheshit ne nje manifestim te demokracise direkte
Kjo qe behet pothuajse cdo mbremje te gjithe jane te ulur ne shesh dhe diskutojne hapur. Vijne njerez nga te gjitha fushat dhe thone hapur mendimin e tyre persa i perket krizes. Kjo eshte gjeja me e mire. Kjo eshte demokracia.
Sokoli eshte kunder dhunes dhe ekseseve Nuk jam dakord me dhunen nuk eshte dicka qe ne e perkrahim protesta duhet te jete gjithnje paqesore.
Emigrantet jane pjese e shoqerise dhe historise
Me kete pjesemarrje qofte edhe spontane dhe simbolike shqiptaret deshmuan se jane pjese e realitetit modern grek.
Perderisa ne jemi ketu jemi te integruar jemi bere pjese e shoqerise greke. Pasojat per mire apo per keq duhet ti vuajme. Ne kete kuptim duhet te jene edhe shqiptaret prezente - thote dhe Astrit Korbi nga Skrapari. Si pjese e sheshit ata u bene pjese e historise se vendit ku jetojne.
Autor Niko Anagnosti / Athine
Redaktoi E. Xhani