E Diel, 1 Nëntor 2026

Klime e re ne rajon Samiti i 4 presidenteve ballkanike ne Oher

Presidentet e 4 vendeve te Ballkanit ai i Shqiperise Maqedonise Kosoves dhe Malit te Zi te mbledhur kete te marte ne brigjet e liqenit te Ohrit ne nje samit dyditor te organizuar nga presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov theksuan rendesine e bashkepunimit rajonal.

4 kreret e shteteve te Ballkanit kane ndare pikepamje te ndryshme qe ne fillimin e diskutimeve duke vene theksin ne bashkepunimin rajonal ne disa fusha. Presidentet Bamir Topi i Shqiperise Gjorgje Ivanov i Maqedonise Filip Vujanovic i Malit te Zi dhe Atifete Jahjaga e Kosoves kane kerkuar zbatime konkrete te projekteve ne fushen e infrastruktures tokesore dhe energjise ekonomi mbrojtjen e mjedisit dhe luften kunder krimit te organizuar.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Samiti i Ohrit

Takimi forcon bashkepunimin rajonal

Presidenti i Shqiperise Bamir Topi ne konferencen per shtyp te organizuar pas takimit me presidentin Ivanov presidenten kosovare Jahjaga dhe ate malazze Vujanovic vleresoi takimin e trete rajonal duke kujtuar se vetem nje dekade me pare rajoni doli nga trauma dhe luftera etnike ku termat politike nuk ekzistonin. Nderkohe nisma e vitit 2009 vendosi natyrshem ne tavoline edhe shtetin e ri te Kosoves. Dikur vendet tona kane qene te izoluara mes tyre sot sundon nje klime totalisht e re vleresoi presidenti Topi.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti Bamir Topi ne Oher

Ne samitin e Ohrit te gjithe presidentet qe moren fjalen nenvizuan rendesine e takimeve te tilla si edhe faktin qe keto samite shtojne nivelin e bashkepunimit. Ne temat kryesore te samitit ne Oher ishin edhe integrimi euro-atlantik forcimi i demokracise investimet rajonale dhe reformat qe do te sjellin hyrjen e vendeve ne BE.

Ky eshte takimi i trete i krereve te 4 shteteve ballkanike. Takimi i pare u mbajt ne bregdetin e Vlores ne Shqiperi ne 2009 dhe me pas u ndoq nga nje takim ne Prizren ne Kosove ne vitin 2010. Takimi i ardhshem do te mbahet ne Mal te Zi nen kujdesin e presidentit te ketij vendi Vujanovic.

Autor AG/Aurel Borici

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›