E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani 2gola perpara grumbullimit me kombetaren

TIRANEuml- Edmond Kapllani mberrin ne grumbullimin e kombetares per ndeshjet kunder Bosnjes dhe Bjellorusise me dy gola te shenuar ne fitoren 3-1 te skuadres se tij Padeborn kunder Arminia Bilefeldit ne nje ndeshje te javes se 7-te Bundesliges 2 gjermane e ku pati jo pak por kater lojtare shqiptare Kapllani e Alushi te Padeborni Mustafi e Berisha te Arminia Bielfeld.
Sulmuesi Edmond Kapllani shenoi golin e pare te ndeshjes pa kaluar ende 3 minuta loje nje finalizim me koke pas goditjes nga kendi te Enis Alushit. Vemer dyfishoi rezultatin ne minuten e 69-te perpara se Heidinger te shkurtonte diferencen dy minuta me pas.
Ne minuten e 89-te Kapllani vulosi me nje gjuajtje me te djathten golin e trete per Padebornin dhe te dytin personal ne ate ndeshje per te lene nje minute me pas fushen i duartrokitur gjate ne Energieteam-Arena ku te pranishem ishin me shume se 12 mije shikues.
Per Kapllanin behet fjale per golin e trete ne pese ndeshje te luajtura me Padebornin qe tashme ndodhet ne kuoten e 7 pikeve dhe ne vendin e 14-te nga 18 skuadra qe ka Bundesliga 2.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›