E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mafiozet ne kohen e internetit

O Alba -me thote mami ndersa sheh ne TV konferencen per shtyp te ministres tone te integrimit Majlinda Bregu - po keta mafiozet jane shume te fshehte kush e di me te vertete se cfare jane dhe Ornela motra e ministres se Integrimit bashke me bashkeshortin ne shoqeri per nje kazino me familjen Prudentino ku ta dinte se ai ishte mafioz... Do te doja qe dyshimi i mamase time te ishte e verteta e e asaj qe po ndodh ne Tirane. Do te doja qe te jetonim ne epoken e gurit dhe jo te internetit ku dihet cdo gje per kedo ku vetem me nje kerkim ne Google dalin te dhenat per familjen Prudentino dhe Sacra Corona Unita dalin te dhenat per Albino dhe Angelo Prudentino biznesmeni i skandalit te kazinose. Por nuk eshte keshtu sic dyshon ime me. E verteta eshte krejt ndryshe. Dhe nuk eshte as ashtu sic deklaron ministrja e Integrimit se nuk di dhe nuk i intereson se me cfare merren e motra dhe kunati. Dhe aq me teper nuk eshte ashtu sic ajo thote se nje deklarate penale e paster nga Italia justifikon kontekstin mafioz te nje investimi dhe bagazhin financiaro-kriminalo-politik qe ai prezanton.
Besimi dhe perkushtimi qe simpatizantet e nje partie investojne ne Shqiperi shpesh e kapercen nivelin e nje logjike te kthjellet. Duket sikur nuk ka skandal te erresoje per nje te PD-se ate qe ben Berisha dhe nje njeri i tij e per nje te PS-se cka ben Edi Rama dhe nje i tiji. Njerezit e thjeshte kerkojne gjilperen ne kashte per te shpetuar para vetes dhe kujtdo njerezit te cileve u besojne. Per nje simpatizant te PD-se nje demokrat nuk mund te gaboje dhe per nje simpatizant te PS-se nje socialist eshte drejtesia mbi toke. Por ne llumin e jetes se tyre te perditshme keta politikanet tane balten me te madhe ua hedhin atyre qe i duan me shume dhe tek ta aq shume besojne pasi te njeri-tjetri kane krijuar nje cipe aq te trashe nje si sholle ku rreshket cdo gje pa i prekur e shenje pa lene.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›