E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani-Augsburg shume prane ndarjes

Ne javet e fundit te Bundesliges sulmuesi shqiptar Edmond Kapllani ka bere paraqitje te mira me Augsburgun por sikurse shprehen edhe vete sajtet gjermane ai mund te levize ne merkaton e janarit drejt nje ekipi tjeter. Edhe pse eshte nje lojtar me eksperience ai duket se nuk ndodhet ne nje situate te mire dhe ne klub nuk eshte se gezon ndonje simpati te madhe. Pare ne kete kuader e ardhmja e Kapllanit duket ne nje tjeter klub vitin e ardhshem. Sulmuesi synon te gjeje nje skuader ku mund te firmose per dy vite e te mbylle me pas karrieren e tij te pakten ate jashte Shqiperise. Kete sezon pati shume probleme pasi kaloi dhe nje demtim te rende. Ai eshte aktivizuar shume pak ne kampionat vetem ne pese ndeshje deri tani dhe te gjitha si zevendesues per nje total prej 45 minutash. Pas demtimit Kapllani u rikthye edhe ne kombetare por aktivizimi me i shpeshte eshte i domosdoshem per te nese kerkon te vazhdoje te jete pjese e kuqezinjve per fushaten eliminatore Brazil 2014.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›