E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapllani: Dua shpëtimin e Koblenc dhe Bundesligën me Augsburgun

Objektivat

Edmond Kapllani zbulon objektivat në këtë fund sezoni. Objektivi afatshkurtër i sulmuesit synon ta ndihmojë Tus Koblencin në luftën për mbijetesë. Momentalisht skuadra renditet e parafundit në Bundesligën II. 27-vjeçari i ka të qarta planet edhe për të ardhmen, ku kërkon të fitojë një vend në radhët e Augsburgut, skuadrës që synon ngjitjen në Bundesligën gjermane. “Objektivat e mia janë ta ndihmoj Koblencin në luftën për mbijetesë dhe më pas të kthehem tek Augsburgu, për të luajtur sërish në Bundesligë”, deklaroi Kapllani. Ai u transferua te skuadra ku militon edhe Ervin Skela në merkaton e janarit, ndërsa në 14 ndeshje me Koblencin ka realizuar katër gola. Sulmuesi shtoi: “Duhet të fitojmë dy nga tri ndeshjet e fundit dhe më pas të shohim se çfarë ndodh”. Ndeshja e radhës është me St. Paulin e vendit të dytë, por kuqeziu nuk i trembet sfidës, pavarësisht emrit të kundërshtarit.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›