E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapllani, golashënuesi i miqësoreveTrajneri Edmund Beker ndihet i kënaqur me formën e shqiptarit

Edmond Kapllani është lojtari-gol i miqësoreve. Sulmuesi shqiptar i Karlsruhes shënoi sërish në fitoren 5-0 të skuadrës së tij me skuadrën e Bundesligës 3 gjermane, Vfr Aalen. Kapllani hyri në lojë në pjesën e dytë, kur rezultati ishte 2-0 (gola të Kristian Tim e Xhoshua Kenedit), duke shënuar në minutën e 56-të golin e tretë për Kalrsuhes. Lars Stindl (58’) dhe Aleksandër Iashvili kompletuan rezultatin 5-0. Karlsuhe do të përballet pas tetë ditësh në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë kundër SV Vehen-Viesbaden dhe trajneri Edmund Beker ndihet i kënaqur me formën e shqiptarit (3 gola në miqësore).

E Marte, 20 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›