E Diel, 1 Nëntor 2026

Kartonët, ja si janë ndëshkuar skuadratFlamurtari është skuadra “rekordmene”: 56 kartonë në total, 49 të verdhë e 7 të kuq, është bilanci i kuqezinjve vlonjate.

Flamurtari është skuadra “rekordmene” përsa i përket kartonëve të marrë nga gjyqtarët në 17 takimet e zhvilluara nga sezoni aktual 2008-2009. 56 kartonë në total, 49 të verdhë e 7 të kuq, është bilanci i kuqezinjve vlonjate. Skuadra e dytë më e ndëshkuar është Tirana (45 në total, 43 kartonë të verdhë, 2 kartonë të kuq). Skuadra më pak e ndëshkuar është kampionia në fuqi, Dinamo: 24 kartonë në total, 24 të verdhë e 1 i kuq.

Sezoni 2008-2009               
Shperndarja e kartonëve të verdhe e të kuq               

Nr    Skuadra    K.Verdhë    K.Kuq    Total
1    Vllaznia    32    2    34
2    Tirana    43    2    45
3    Dinamo    24    1    25
4    Besa    35    4    39
5    Shkumbini    38    5    43
6    Teuta    38    2    40
7    Flamurtari    49    7    56
8    Elbasani    28    2    30
9    Apolonia    42    2    44
10    Bylis    33    5    38
11    Partizani    37    6    43
12    Lushnja    33    2    35
Totali    432    40    472

E Marte, 20 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›