E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani shenon gol per Paderbornin

Sulmuesi i Kombetares shqiptare Edmond Kapllani i ka leshuar dje nje sinjal te forte stafit kuqezi me golin e realizuar ne takimin e vlefshem per javen e nente te Bundesliges 2 Paderborn-Fortuna Dyseldorf. Sulmuesi i Paderbornit qe pothuaj nuk merret fare ne konsiderate nga stafi teknik i Kombetare shqiptare shenoi nje nga tre golat qe realizoi skuadra e Paderbornit kunder Fortunes se Dyseldorfit ne Energieteam Arena. Serine e golave per vendasit e hapi Mohr ne minuten e 56-te dhe me pas skuadra vendase siguroi tri piket e arta me golin e Kapllanit 81 dhe ate te Vemerit 83. Lojtari nga Shqiperia qe luajti ndeshjen nga minuta e pare deri ne ate te fundit u zgjodh si sulmues i vetem nga trajneri Andre Shubert. Skuadra e ketij te fundit me tri piket qe mori ndaj Fortunes se Dyseldorfit arriti qe te dilte nga zona e ftohte. Triumfi ndaj Fortunes se Dyseldorfit ishte mjaft i rendesishme per Padernbornin pasi i lejoi skuadres ne fjale qe te ngjitet ne vendin e 12-te me dhjete pike te marra si dhe te shkeputej nga nje rival direkt per renien nga kategoria sic eshte Fortuna e Dyseldorfitrenditet ne vendin e 16-te ne kuoten e 6 pikeve. Takimin e radhes skuadra e Paderbornit do ta zhvilloje diten e premte ndaj FSV Frankfurt ne impiantin Frankfurter Volksbank-Stadion.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›