E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapriccedilot e motit priten reshje

Temperaturat e larta që shënojnë mbi 30 gradë celcius, e që nuk janë aspak pranverore, prej dy javësh kanë  hapur sezonin turistik, edhe pse jo zyrtarisht.

Por kete jave, kapriçot e motit duket se do te stabilizohen. Meteorologet e Sherbimit Ushtarak parashikojnë temperatura më të ulëta dhe reshje shiu. Ky ndryshim pritet të nise gjatë pjesës së dyte të ditës së hënë dhe do te vazhdoje deri diten e enjte. "Pjesa e dytë e të hënës do të sjellë masa ajrore më të freskëta dhe të paqëndrueshme. Keto masa do të sjellin reshje shiu dhe pjeserisht reshje me intensitet kryesor ne pjesën veri-perëndimore. Parashikohet një rënie prej 5 deri 6 gradësh", thotë meteorologia Rezarta Xhakollari. Por duhet se keto temperatura pranverore do te na shoqerojne gjate gjithe javes, ku reshjet e shiut do te jene me alternime. Gjate kesaj fundjave qindra qytetare kane zgjedhur si vend pushimi bregdetin, pasi temperaturat kane qene tejet te larta.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›