E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Po zevendesojme gjeneratat

Nga selia e Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi si domosdoshmëri rikonfigurimin e grupit të ri parlamentar që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, me qëllim siç tha ai pasjen e një skuadre të konsoliduar me plot energji të reja.

Rama ka falenderuar ata deputetë që nuk do të rikandidohen për kontributin e tyre në rezistencën opozitare. Rama u shpreh se pavarësisht moskandidimit, ata kanë shprehur gadishmërinë të jenë pjesë e skuadrës, e cila do të punojë për të fituar zgjedhjet. "Skuadra jonë përfaqësuese vazhdon në traditën e harmonizimit të gjeneratave, vazhdon në procesin zëvendësimit të qetë dhe të matur të brezave që i lenë stafetën njëri-tjetrit pa krijuar asnjë çarje dhe asnjë thyerje. Pra Zgjedhjet 2013PS, orët e fundit për listën PD, ende sekrete listaListat e deputetëve, Sequi: Më shumë gra në Parlament do të kemi ata që e kanë përfaqësuar në vite Partinë Socialiste, do të kemi ata që ofruan rishtaz për ta përfaqësuar bashkë me të tjerët", tha Rama. Rama për herë të parë konfirmoi kandidimin e tij në qytetin e Vlorës duke sqaruar simbolikën e kandidimit në këtë qytet. "Po, unë kam vendosur që të jem në krye në listën e Vlorës, jo për Vlorën, po për Tiranën, Shkodrën dhe për Prishtinën, me mesazhin e kryeqytetit të pavarësimit të shtetit shqiptar dhe të fillimit të rrugës së shtetit shqiptar", tha Rama. Rama i dha fund të gjitha hamendësive dhe spekullimeve që lidhen me deputetin Erion Braçe, kur tha se ai është pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›