Kapriçot e motit ne bote
I gjithë globi është goditur nga moti ekstrem. Kështu disa pjese te Shteteve te Bashkuara, si edhe Evropa Veriore po përjetojnë stuhi te mëdha dëbore, qe kane paralizuar jetën e mijëra banoreve dhe udhëtarëve ne aeroporte. Pjesa verilindore e Australisë po përjeton përmbytjet me te renda te dekadave te fundit. Ne Quenslans, me shume se 1 mije persona janë evakuuar, përfshirë edhe banoret e një qyteti te tere. Qeveria është detyruar te shpalle gjendjen e fatkeqësisë natyrore ne zone. Ndërsa ne ekstremin tjetër te planetit toke, ne Argjentine, banoret ne Buenos Aires kane dale nga shtëpitë e tyre, ne kërkim te mundësive për tu freskuar, si pasoje e temperaturave ekstreme, deri ne 40 grade celsius. Një situate qe i ka detyruar autoritetet tu bëjnë thirrjeve qytetareve te shmangin me sa mundin ekspozimin ne rrezet e forta te diellin. Ndërsa ne pjesën perëndimore dhe qendrore te Evropës, pas Krishtlindjeve me probleme serioze për shkak te ngricave, reshjeve te bores, por edhe përmbytjeve, moti po tregohet me i bute ne këto dite te fundit te vitit 2010.
Shpërndaje