E Diel, 1 Nëntor 2026

Klonohet "Wikileaks"

Pas publikimit te nje serie informacionesh dhe dosjesh sekrete nga faqja tashme e njohur ne gjithë boten "Wikileaks", shume te tjerë janë duke e kopjuar atë. Njëra prej tyre është krijuar nga ish-punonjës te Wikileaksit, ndërsa te tjerat thjesht janë frymëzuar nga origjinale, por te gjitha synojnë te bëjnë diferencën. Mes kloneve te Wikileaks përfshihet edhe "Openleaks" ne Gjermani, me ne krye ish bashkëpunëtorin e Julian Assange, Daniel Domshait-berg. Ajo synon te demokratizoje procesin e dhënies se informacionit për publikun, si edhe te mbështesë miratimin e ligjeve te reja për mbrojtjen e publikuesve te këtij lloji. Mes faqeve te tjera te këtij lloji janë edhe Brusselsleaks.com, BalkanLeaks.eu, rospil.info apo Indoleaks.org, ku te gjitha synojnë te publikojnë aferat korruptive apo sekrete te Bashkimit Evropian, vendeve te Ballkanit, Rusisë apo Indonezisë. Impakti i faqes se Julian Assange ka qene vërtet i madh, aq sa shume njohës ne internetit, gazetare dhe publicistë kane dashur ta kopjojnë modelin e tij te dhënies se informacionit.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›