Prioritetet e Luksic si të Djukanovic
Nga Express më 28 dhjetor 2010 në ora 18:32
Mandatari Igor Luksic deklaroi të martën në Kuvendin e Malit të Zi se qeveria e tij “do t’i ketë prioritetet” si të qeverisë së kryeministrit të deritanishëm, Milo Djukanovic, që u tërhoq më 21 dhjetor.
"Edhe qeveria e re, sikurse e kaluara, do t’i përkushtohet kontinuitetit të realizimit të interesave nacional, dhe përmbushjes së kushteve për prosperitetin ekonomik të vendit”, theksoi Luksic në ekspozenë e tij në Kuvend, në fillim të debatit për propozimin e përbërjes së Kabinetit të ri qeveritar.
Luksic për qeverinë e tij ka propozuar gjashtë ministra të rinj.