Sanader mbetet në Austri
Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader, i kërkuar ne vendin e tij me akuzën për korrupsion gjate kohës kur ishte ne pushtet, do te qëndrojë ne Austri te paktën edhe një muaj, ne pritje te ekstradimit. Ai u arrestua ne këtë vend ne fillim te këtij muaji, pas urdhër-arrestit ndërkombëtar te lëshuar nga autoritetet kroate. Vendimi është marre nga një gjykate ne Salcburg, qe ka vendosur qe Sanader te mbetet ne burg, për shkak te rrezikut se mund te arratiset. 57-vjeçari i ka mohuar akuzat e ngritura nga autoritetet kroate, duke pretenduar se ato janë te motivuara politikisht. Seanca e radhës për te vendosur ne lidhje me ekstradimin do te zhvillohet me 27 janar dhe gjate kësaj kohe ish-kryeministri, aktualisht deputet i pavarur ne parlamentin kroat do te qëndrojë ne burg. por procedurat mund te zgjaten edhe me tej, pasi vete autoritetet austriake po e hetojnë politikanin kroat për shkelje fiskale.
Shpërndaje