Superliga, Flamurtari “shkurorëzon” Dinamon në kryeqytet
TIRANË- Dinamo e ka nisur me një humbje sezonin 2010-2011, duke e bërë realitet krizën që në javën e parë. Kampionët në fuqi të vendit janë mposhtur 1-0 nga Flamurtari në “Qemal Stafa”, duke treguar se humbjet radhazi të një viti më parë kanë patur jo pak ndikim në mentalitetin e ekipit. Ndeshja është vendosur nga një gol i realizuar nga Daniel Xhafaj në minutën e 24-t të pjesës së parë, ndërkohë që blutë kanë qenë të pafuqishëm për të përmbysur shifrat edhe pse patën disa mundësi të mira. Kampionët në fuqi dominuan në lojë, por kanë qenë të paqartë përpara portës, duke gabuar shumë, sidomos në pjesën e parë kur Bakaj goditi shtyllën. Në fraksionin e dytë, Dinamo ka tentuar sidomos me krosa dhe me topa të gjatë, ç’ka ia bëri më të lehtë punën skuadrës vlonjate. Futbollistët e Flamurtarit kanë fituar disi edhe me zgjuarsi, pasi në çdo kontakt sado të vogël me kundërshtarin, shtriheshin për minuta të tëra në fushën e lojës.
Ndërkohë, Superliga do të vijojë të dielën me ndeshjet Vllaznia-Bylis, Elbasani-Tirana dhe Shkumbini-Kastrioti. Java e parë do të mbyllet me takimin e ditës së hënë Besa-Skënderbeu.
- Kategoria Superiore , sezoni 2010-2011
Java e parë
Dinamo-Flamurtari 0-1
Besa-Skënderbeu datë 23.08.2010 ora 17:30 Kavajë
Teuta-Laçi datë 21.08.2010 ora 20:30 Durrës
Elbasani-Tirana datë 22.08.2010 ora 17:30 Elbasan
Shkumbini-Kastrioti datë 22.08.2010 ora 19:00 Tiranë
Vllaznia-Bylis datë 21.08.2010 ora 17:30 Lezhë
(d.b/BalkanWeb)