E Diel, 1 Nëntor 2026

Një 14 vjeçare niset në lundrimin rreth botës në fshehtësi

TIRANE-Vajza 14 vjeçare, Laura Deker, është nisur sot nga Gjibraltari, me shpresën se do të bëhet njeriu më i ri, që e ka kaluar botën vetëm.

Menaxheri i saj, Peter Klarenbek, ka thënë se ajo ishte përshëndetur me babain e saj dhe me miqtë dhe ishte nisur për në ujdhesat Kanarie, megjithë faktin se në Atlantik sot pothuajse nuk kishte fare erë për barkën me vela të 14 vjeçares.

Ai ka thënë se ky lundrim mund të zgjasë një vit.

Fillimisht Laura Dekerit i është dashur të nisej nga Portiamo në Portugali, por kishte vendosur që nisjen ta bëjë në fshehtësi nga një port tjetër. Për këtë arsye shumë ekipe televizive, që kishin pritur në Portiamo, kishin mbetur pa e regjistruar nisjen e saj.
Udhëtimet vetëm të Lauras kanë hapur debat të madh dhe në qarqe juridike.
Muajin e kaluar një gjykatë në Holandë, e kishte anuluar vendimin e Këshillit për mbrojtjen e fëmijëve, që Laurës, për shkaqe të sigurisë, të mos i lejohej lundrimi.

(d.b/AFP/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›