E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, gjendet trupi i pajetë i një 42-vjeçari

Shënohet viktima e parë e temperaturave të ulëta në vend. Ai është 42 vjeçari Agim Kukaj, i cili është gjetur i pajetë pranë rezervuarit të qytetit të Pukës rreth orës 14 e 30 të ditës së sotme. Kukaj ishte larguar një ditë më parë nga banesa e tij. 

PUKE- Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës që e kanë karakterizuar rrethin e Pukës dhe të gjithë veriun dhe verilindjen e vendit, kanë shënuar sot viktimën e parë. Trupi i pajetë është gjetur rreth orës 14 e 30 të ditës së sotme në afërsi të rezervuarit të qytetit të Pukës, i cili ndodhet rreth 3 km larg këtij qyteti. Viktima është identifikuar dhe bëhet fjalë për Agim Kukaj 42 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa e tij që ditën e djeshme. Në pamundësinë për ta gjetur vetë familjarët kanë njoftuar policinë, e cila pas disa orësh kërkim ka mundur ta gjejnë të pajetë pranë rezervuarit të qytetit.
Mendohet se vdekja e 42 vjeçarit ka ardhur si pasojë e temperaturave të ulëta që kanë karakterziar mesantën e djeshme të gjithë rrethin.
Sipas ekspertëve mendohet se vdekja e tij të ketë ndodhur rreth orës 23 të natës së djeshme.
Ndërkohë emergjencat civile kanë nisur sot shpërndarjen e ndihmave me ushqime dhe pajisje të tjera të nevojshme për zonat e bllokuara nga bora.
Policia e Pukës ndërkohë ka ndërmarrë një aksion ku po bllokon të gjitha autmojetet që levizin pa zinxhirë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›