E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapshticë, Noka: Radhët, histori e së shkuarës

Flamur Noka

KAPSHTICE- Ministri i Brendshem, Flamur Noka, duke kerkuar nga autorutete doganore marrjen e gjithe masave per perballimin e fluksit te emigranteve ka deklaruar se tashme radhet e gjata ne kufi jane histori e se shkuares.

Deklarata eshte bere sot gjate inspektimit te nje dite pune ne doganen e Kapshtices, ku shoqerohej edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

“Qarkullimi i udhëtarëve ka qenë mjaft normal dhe nuk ka patur probleme në pikat e kalimit kufitar, jo vetëm në Kapshticë, por në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë”, tha Noka.

Ai ka vleresuar punen e bere nga policia kufitare ne perballimin e fluksit te udhetareve qe hyjne e dalin permes kesaj pike doganore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›