E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, Liberman: Bashkëpunim mes dy vendeve

TIRANE- Marredheniet mes dy vendeve, situata politike dhe rëndësia e bashkepunimt ekonomik e nxitja e investimeve të huaja kane qene disa nga ceshtjet e diskutuara ne takimin e kreut te PS-se, Edi Rama me Avigdor Lieberman, Zv/kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Izraelit.

Sipas PS-se, e cila ka zbardhur takimin mes tyre,  Rama falenderoi qeverinë e Izraelit dhe Lieberman për kontributin e tij personal, në konkretizimin e vendimit të rëndësishëm për hapjen e Ambasadës së Izraelit në Tiranë.

Ai e vlerësoi këtë si shenjë domethënëse të vullnetit për të zhvilluar më tej marrëdhëniet miqësore me interes të ndërsjelltë midis të dy vendeve dhe popujve dhe si një materializim konkret të këtij interesi.

Lieberman në fjalën e tij, ndër të tjera, nënvizoi ndjenjat e mirënjohjes së popullit izraelit për popullin shqiptar për kontributin e dalluar gjatë Luftës së Dytë Botërore në mbrojtje të jetës së hebrenjve.

“Gjatë takimit u shkëmbyen mendimet dhe u bënë vlerësime për situatën politike në vendet përkatëse dhe në rajonet përreth, duke vlerësuar kontributin e rëndësishëm të dy vendeve për paqen dhe stabilitetin rajonal.
Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim përsa i përket potencialit që ekziston në zhvillimin e marrëdhënieve midis të dy vendeve, duke veçuar ato ekonomike si dhe rëndësinë e nxitjes së investimeve të huaja”- thuhet ne njoftim.

Rama falenderoi Zv/kryeministrin dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Lieberman, për rolin aktiv të qeverisë së Izraelit në nxitjen e investimeve të sektorit privat në Shqipëri duke e siguruar se Partia Socialiste i kushton një vëmendje të posaçme zhvillimit të marrëdhënieve të Shqipërisë me Shtetin e Izraelit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›