Kapshticë, arrestohet 37-vjeçari i shpallur në kërkim
Një person i shpallur në kërkim ka rënë në pranga të policisë në piken e Kalimit Kufitar, Kapshtice. Shtetasi i ndaluar është, Ardian Ndoja, 37 vjec, banues ne fshatin Levan-Fier.
Per kete shtetas Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Elbasan ka derguar urdherin e ekzekutimit te Vendimit Penal nr.59 dt.08.02.2010 te Gjykates Elbasan, e cila e ka denuar me 4 vjet burg per vepren penale "Largim i te burgosurit nga vendi i vuajtjes se denimit" parashikuar nga neni 323/1 i Kodit Penal. Në lidhje me këtë cështje është njoftuar Drejtoria e Policise se Qarkut Elbasan per veprime te metejshme.