E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapshticë, arrestohet oficeri i policisë

Para pak orësh është arrestuar në pikën kufitare të Kapshticës nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm një oficer policie.

I arrestuari është shtetasi Klitës Pupa, i cili ka rënë në pranga pas një hetimi disa mujor nga ana e SHKB-së në lidhje me veprimtarin e tij.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ish- oficeri i policisë merrte lekë nga shtetasë të ndryshëm për kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›