E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heq dorë nga gara. Sara Palin: Familja vjen e para

Palin me te shoqin

Sara Palin bëri të ditur se nuk do të garojë për presidente e SHBA në vitin 2012. Ka pasur shumë spekulime në lidhje me këtë fakt. Por pas muajsh të mbushur me pikëpyetje, Palin tha se nuk do garojë për shkak se familja për të është e para.

Palin u dërgoi një letër përkrahësve të saj për të sqaruar vendimin. Mendohet se tani ajo do të mbështesë guvernatorin e Teksasit dhe kandidatit për president Rik Perri.

Vendimi i saj vjen pas një libri të mbushur me akuza për Palin, ku thuhet se ajo merrte kokainë dhe kishte lidhje me një yll të NBA dhe me partnerin e biznesit të burrit të saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›