Topalli e kthen Kuvendin në vend homazhi për Steve Jobs: Bota humbi sot vizionarin më të dashur
(E PERDITESUAR)- Administrata e Kuvendit dhe kryetarja Topalli janë kujdesur që parlamenti shqiptar të kthehet në një vend homazhi për themeluesin e Apple, Steve Jobs. Një foto e tij është vendosur përpara Kuvendit, rrethuar me lule, dhe aty mund të bëhen homazhe.
Lajmi për vdekjen e Steve Jobs ka hidhëruar kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ka shprehur hidhërimin e saj për këtë ngjarje. Topalli shprehet se bota ka humbur vizionarin më të dashur.
“Sot, jemi zgjuar me një lajm të trishtueshëm: Steve Jobs nuk është më. Apple sot ka humbur gjeniun që e krijoi. Bota ka humbur vizionarin më të dashur. Të rinjtë sot kanë humbur inspiruesin e tyre. Ne të gjithë i jemi mirënjohës njeriut që me mendjen e tij brilante, me energjinë dhe pasionin e tij ndryshoi botën”, ka thënë Topalli.