Arvizu: Letra e Withers flet vetë
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, është pyetur në lidhje me letrën e dërguar nga paraardhësi i tij, John Withers. Arvizu ka theksuar faktin se letra ka bërë jehonë në media dhe ka shtuar se ajo flet vetë. Arvizu ka ripërsëritur atë që kishte deklaruar edhe më parë se ata nuk komentojnë kabllogramet e Wikileaks.