Shqipëria bëhet pjesë e vendeve të shenjta

Vatikani
Shqipëria do të jetë pjesë e vende të shenjtap pasi Vatikani ka bërë atë pjesë të vendeve ku besimtarët katolikë mund të shkojnë për pelegrinazh. Kjo është e mundur falë marrëveshjes së Ministrisë së Jashtme me Vatikanin.
Ky zhvillim ka një rëndësi të veçantë pasi nuk bëhet fjalë vetëm për vizita turistike nga shtetit i Vatikani por nga të gjitha vendet me besimtarë katolikë.
Vendet si shtëpia e Nënë Terezës, Gjergj Fishtës apo manastire, do mund të jenë destinacione për pelegrinët në 12 muaj të vitit. Vizitat e pelegrinëve mund të nisin brenda këtij vitit dhe për këtë qëllim ka nisur puna për ndërtimin e hartës turistike dixhitale e cila me përfundimin e saj do të përfshihet në itineraret turistike ndërkombëtare.
Shqipëria është një ndër vendet e pakta në botë që ka persekutuar priftërinët dhe murgeshat. Sipas të dhënave nga katër qind të tillë në vitin 1945, diktaturës i mbijetuan më pak se 10% e tyre.
Shqipëria ka rivendosur marrëdhënie diplomatike me Vatikanin me 7 shtator të vitit 1991 pasi ato ishin prishur me shpalljen e shtetit ateist në vitin 1967. Tre vite më pas me 25 prill 1994 në Shqipëria u vizitua nga Papa Gjon Pali II. /F.S/