E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapshticë, defekt në sistem, radhë të gjata emigrantësh

Situatë problematike në vendkalimin kufitar të Kapshticës. Ka mjaftuar një difekt në sistemin kompjuterik në doganën greke për ta bllokuar atë dhe nxjerrë jashtë funksionimit, duke krijuar radhë të gjata të emigrantëve shqiptarë në kufi.

Ndërkohë bëhet e ditur se po punohet për riparimin e defektit.

Mësohet se pala greke ka kërkuar një takim me palën shqiptare, ku po diskutojnë për gjetjen e një rrugëzgjidhje sa më të shpejtë për hapjen e pikës kufitare në drejtim të shtetit grek.

Bllokimi prej afro 30 minutash i pikës kufitare përbën një kaos për të gjithë ata emigrantë shqiptarë, të cilëve do t`u duhet të presin në temperatura jo shumë të favorshme.

Situata të tilla përsëriten vit pas viti nga policia kufitare e Greqisë, që me arsye apo pa arsye, shqiptarët duhet të marrin me vete një kujtim të hidhur pas shijimit të festave në atdheun e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›