E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, modernizimi i ushtrisë, prioritet për dekadën e ardhshme

Rreth 600 miliardë dollarë do të akordohen nga qeveria ruse deri në vitin 2020 për modernizimin e ushtrisë, duke e shpalluar si prioritet të dekadës së ardhshme.

Sipas zëvendësministrit rus të Mbrojtjes, Aleksander Suhorukov, nuk përjashtohet mundësia që "armët të sigurohen nga jashtë".

"Ushtria jonë ka nevojë për pajisje bashkëkohore dhe moderne. Nëse industria ushtarake ruse nuk mund t`i sigurojë ato, ne do t`i blejmë jashtë vendit", transmeton "Russia Today".

Së bashku me reforma të tjera, zyrtarët rusë kanë tërhequr vëmendje edhe për luftën kundër korrupsionit në ushtri, ndërsa detyra për t`i përmbushur këto qëllime i është besuar ambasadorit të Rusisë në selinë e NATO-s, Dimitri Rogozin, i cili tashmë është emëruar zëvendëskryeministër i Rusisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›