E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, gjendet i varur 55-vjeçari

Një 55-vjeçar është gjetur i varur mbrëmjen e sotme në Librazhd. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Floq të Librazhdit ku është gjetur, i varur shtetasi Abaz Boboçi.

Mësohet se viktima, babai i gjashtë fëmijëve është gjetur i varur në një pemë, në afërsi të banesës së tij.

Trupi i tij është gjetur nga familjarët, të cilët konfirmojnë se Boboçi kishte dalë nga shtëpia që në orët e para të mëngjesit.

Nuk dihet nëse ka qenë vetëvarje apo e kanë varur, ashtu siç janë të panjohura edhe shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendgjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të situatës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›