Kapshtice e Kakavije, radhe emigrantesh ne token helene

Pas lajmeve per hapjen e shume sporteleve ne dy pikat e kalimit kufitar ne Kapshtice dhe Kakavije, nisi edhe levizja me e madhe e emigranteve. Ndersa ne token shqiptare nuk ka aspak rradhe dhe procedurat jane shume te shpejta, nga pala greke ne te dyja pikat e kalimit kufitar ka patur radhe te gjata.
Radhet jane disa kilometra dhe emigrantet se bashku me familjaret e tyre kane perballuar edhe temperaturat disa grade nen zero. Moti qe ndryshoi menjehere i ka gjetur ata te papergatitur. Sipas te dhenave qe vijne nga Kapshtica dhe Kakavija, hyjne mesatarisht deri ne 10 mije persona se bashku me automjetet e tyre.
Situata eshte renduar edhe me shume gjate nisjes se reshjeve te bores ne zonen e Gjirokastres. Bora ka zbardhur qytetin dhe rrethinat e tij, ndersa temperaturat kane shkuar nen zero gjate paradites se sotme.
Per shkak te reshjeve, ka patur probleme edhe ne qarkullimin ne disa akse ne jug te vendit, ato qe lidhin Gjirokastren me qytetin e Sarandes por edhe ne rruget e tjera nacionale.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code