Ekzekutohen më armë nënë e bir

Një vrasje dyfishtë ka ndodhur pranë fakultetit juridik. Janë vrarë nënë e bir, Flutura Deliu dhe Elton Deliu. 32- vjeçari i cili njihej me pseudonimin "Kuqi", vdiq rrugës për në spital. Ndërsa nëna e tij, Flutura Deliu, 52 vjeç u gjet e vdekur në vend. Nënë e bir dyshohet të jenë vrarë me pistoletë. Policia ka shkuar në vendngjarja për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë. Gjithsesi dy janë pistat e kësaj vrasje, hakmarrje dhe krim brenda familjes. Viktima Elton Deliu është kontigjent i policisë. Ai është arrestuar disa muaj më parë për trafik të lëndëve narkotike dhe më pas është liruar sepse rezultoi se lënda ishte përzierës heroine.