E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama apel presidentit per amnistimin e te moshuares

Kryetar i Partise Socialiste i rikthehet serish fatit te 75-vjecares Feride Bako qe vuan denimin me heqje lirie per kultivim te lendeve narkotike, nje rast qe u publikua nga Top Channel dy dite me pare.

Zoti Rama tha se e moshuara Bako nuk eshte rasti i vetem i grave te cilat varferia ne zona pa asnje politike sociale te qeverise, i ka shtyre ne skajet e mbijeteses.

"Nene Ferideja duhet te kthehet ne shtepi te femijet e djalit te vdekur. Cdo grua qe gjendet ne burg dhe qe ka femijet pa mbikeqyrje duhet te kete nje mundesi te vecante trajtimi", u shpreh Rama.

Por kryetari i PS, thote se PS do te marre dhe nje nisme ligjore ne lidhje me menyren se di duhen trajtuar te tilla raste nga shteti.

"I kam kërkuar ekspertëve tanë, që t’i vënë në dispozicion Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,  një propozim konkret për të trajtuar këtë grup fajtorësh pa faj përmes një nisme që duhet t’i jap secilës prej tyre, një shans për t’u trajtuar brenda kornizës së një amnistie, sigurisht rast pas rasti", u shpreh Rama, i cili i beri apel presidentit qe brenda pergjegjesive ligjore te amnistoje te moshuaren.

Qeveria, sic tha Rama, nuk duhet te rendise ne shifrat saj te suksesit ndalimin e Ferides 75-vjecare per kulitivim te bimeve narkotike, por se duhet te gjeje dhe te arrestoje trafikantet e vertete.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›