E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapshticë, fluksi i udhëtarëve shkakton radhë të gjata

Policia kufitare njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 2 099 shtetas shqiptarë me 674 automjete, dhe 225 shtetas të huaj me 128 automjete. Ndërkohë, për në Greqi kanë kaluar 3329 shtetas shqiptarë dhe 929 automjete.

Pala shqiptare ka punuar sot me katër sportele në hyrje dhe tre në dalje për të përballuar këtë fluks. Gjatë orëve të ditës pala greke punon me katër sportele, por natën punon vetëm me një, cka sjell edhe vonesa në kalimin e udhëtarëve, sidomos të atyre me autobusë.

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, gjatë muajit korrik hynë 45 mijë persona, ndërkohë që gjatë 18 ditëve të gushtit, kanë hyrë mbi 50 mijë persona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›