Maskerano, më pranë Interit
Liverpuli do të luajë në mbrëmje në Turqi përballë Trabzansporit në Ligën e Evropës. Por siç raporton tabloidi “Daily Mail”, në listën e të grumbulluarve nga trajneri Roi Hodgson për këtë takim, nuk figuron emri i Havier Maskeranos.
Kjo lëvizje e afron edhe më tepër futbollistin me klubin zikaltër, pasi fakti që nuk luajti në një ndeshje ndërkombëtare me klubin e tij, do të thotë se në rast transferimi, ai është i gatshëm edhe në Ligën e Kampionëve me Interin. Ndryshe ka ndodhur me Dirk Kaitin, i cili u grumbullua normalisht dhe duket se do të jetë pjesë e të kuqve edhe për një tjetër sezon.
Në konferencën e shtypit, Hodgson sqaroi se arsyeja e mosgrumbullimit të Maskeranos është “një dëmtim i cili nuk e lejon të jetë në ndeshjen e parë. Shpresoj ta kem gati për ndeshjen me Mançester Sitin në kampionat”. Por në të vërtetë kjo mund të jetë një lëvizje për të mos e ulur çmimin në treg të lojtarit, i cili në këtë rast mund të luajë edhe në kupat e Evropës me klubin e ri.