Kartat, LSI: Qeverisë i duhet një plan urgjent
TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim ka shprehur shqetësimin e saj për vonesat e pajisjes me karta identiteti, vonesë e cila sipas Vasilit vjen si rezultat i kohës shumë të pakët në dispozicion dhe mungesës së infrastrukturës përkatëse të domosdoshme për këtë proces.
Në një delkaratë për gazetarët, sekretari i Përgjithshëm i LSI, Petrit Vasili ka deklaruar se “Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kanë përgjegjësi shumë të madhe për gjendjen me të cilën po përballen qyetaret në procesin e paisjes me karta identiteti, sepse ky proces është duke u zvarritur pambarimisht”.
Ndërkaq Vasali ka bërë të ditur pretendimin e LSI-së për pajisjen falas me karta identiteti, për të gjithë shtresat në nevojë, dhe për përgatitjen e një plani urgjence në mënyrë që tu lihet hapsirë emigrantëve të mbarojnë punë sa më shpejt.
Ndër të tjera LSI kërkoi edhe përdorimin e spoteve publicitare për sensibilizimin e opinionit publik.
(e.n/ Balkanweb)