E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbillen 70 pemë në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë

Në rrugën “Ndre Mjeda” po mbillen rreth 70 pemë të llojit rrap dekorativ. Kryetari i Bashkisë së Tiranës mori pjesë sot në aksionin e mbjelljes së pemëve dhe nenvizoi se "Mbjellja e pemëve mbetet gjithmonë një lajm i mirë për një Tiranën" 

TIRANE-Kryetari i Bashkisë së Tiranës mori pjesë sot në aksionin e mbjelljes së pemëve në rrugën “Ndre Mjeda” në kryeqytet. Rama tha se mbjellja e pemëve konsiston në përmirësimin e cilësisë së mjedisit dhe jetës në kryeqytet, që është dhe një synim i Bashkisë së Tiranës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama duke mbështetuar këto aksione tha se “Mbjellja e pemëve mbetet gjithmonë një lajm i mirë për një Tiranë që ka nevojë të rrisë dita ditës përmasën e gjelbër në një kryeqytet, ku pemët përfaqësojnë jo vetëm dëshirën për të jetuar në një mjedis më të mirë, por njëkohësisht, edhe kurajon për të parë një të ardhme të gjelbër”.

“Nga ana tjetër, dua të përfitoj nga rasti të them se ndërkohë po afrohen dhe po shtrijnë dorën e bashkëpunimit për këtë nismë, të tjera banka dhe një sërë sipërmarrjesh. E përsëris thirrjen time për të gjithë sipërmarrësit, që të kontribojnë për të mbjellë pemë në kryeqytetin tonë të përbashkët”- nënvizoi Edi Rama.
Në rrugën “Ndre Mjeda” do të mbillen rreth 70 pemë të llojit rrap dekorativ.
Muajt Janar dhe Shkurt të këtij viti janë muajt përgjatë të cilëve do të përfundojë mbjellja e rreth 3000 pemëve dekorative të llojeve të ndryshme, si rrapë, bli aromatik, gështenja, manjola, shkurre dekorative, etj, nëpër të gjitha hapësirat e planifikuara të qytetit të Tiranës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›