E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapshticë, nis ardhja emigrantëve, shtohen sportelet

Kanë nisur ardhjet e para në atdhe të emigrantëve me rastin e festave të fundvitit në pikën kufitare të Kapshticës. Vetëm sot janë regjistruar 1000 hyrje dhe 1200 dalje, gjithashtu bëhet e ditur se janë shtuar sportelet e shërbimit në të dyja pikat. 

KAPSHTICE- Edhe pse ende larg festave të fundviti, në pikën kufitare të Kapshticës në Korçë, kanë filluar të ndihen lëvizjet e para të emigrantëve shqiptarë si në hyrje në tokën shqiptare ashtu edhe në dalje në drejtim të Greqisë. Vetëm gjatë ditës së sotme janë regjistruar në këtë pikë kufitare rreth 1000 emigrantë shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar nëpërmjet Kapshticës. Ndërsa kanë dalë në drejtim të Greqisë rreth 1200 të tjerë. Sipas burimeve nga pika kufitare e Kapshticës deri tani janë regjistruar 320 mjete që kanë hyrë në tokën shqiptare dhe 460 të tjera që kanë dalë në drejtim të tokës greke. Duke ndjerë lëvizjet e parë, të dyja palët kanë çelur më shumë sportele, për të mos lejuar krijimin e fluksit. Ndërsa mund të thuhet se edhe pse lëvizjet janë shtuar këto ditë, qarkullimi ka qenë në nivele normale. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›