Minatorët, nesër protestë masive para Kryeministrisë

Sindikata e minatorëve ka paralajmëruar organizimin e një proteste masive ditën e nesërme para godinës së Kryeministrisë. Vendimi është marrë nga kryesia e sindikatës e cila bëri të ditur se në këtë protestë minatorët do lidhen me zinxhirë me njëri- tjetrin."Ky ekstremizim që ne e kemi bërë shkallë pas shkalle protestave tona, ka pasur për qëllim sensibilizimin e qeverisë dhe uljen e saj në bisedime me minatorët për gjetjen e një zgjidhjeje për kërkesave tona", u shpreh kreu i Sindikatës së minatorëve Fiqiri Xibri. Me tej ai shtoi se "të kërkosh një të ardhur për minatorët, e cila i përgjigjet minimumit jetik kjo është tepër minimale". Minatorët kanë më se një vit që protestojnë duke kërkuar miratimin nga qeveria të një statusi të posaçëm për ta.