E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq, pa energji prej 48 orësh 3 komuna në Pukë

Si pasoje e motit te keq dhe reshjeve te dëborës ne vendet malore, 3 komuna te rrethit te Pukës kane mbetur pa energji elektrike. Shkak e kësaj mungese është defekti qe ka pësuar linja e tensionit të lartë në Fierzë. Fshatrat që prej 48 orëve ju mungon energjia. 

PUKE- Moti i keq me shira të rrëmbyeshëm dhe borë në vendet malore ka bërë që një difekt në linjën e tensionit të lartë në Fierzë, të lerë pa energji elektrike 3 komuna të rrethit të Pukës. Komuna e Fierzës, komuna e Iballës dhe komuna Blerim e rrethit të Pukës po vuajnë mungesën totale të energjisë në harkun kohor të 48 orëve, si shkak i neglizhencës për të riparuar difektin në Fierzë pas shirave të shumtë. Ka reaguar madje edhe kreu i komunës së Fierzës Nik Nikaj, i cili u tha korrespondentëve të televizionit “NEWS24” se mungesa e ndërhyrjes nga drejtoria e OSSH-së në Fierzë, është absurde. Për këtë çështje Nikaj pohoi se ka njoftuar edhe kryeministrin Berisha. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›