Kapshticë, normalizohet fluksi i emigranëve në hyrje e dalje
KORCE-Sapo ka ka kaluar festa e madhe e ndërrimit të viteve dhe në pikat doganore të vendit ka nisur sërish qarkullimi plot fluks i udhëtarëve.
Situata me e renduar paraqitet në Kapshticë. Mëngjesin e sotëm në pikën doganore të Kapshticës pati një fluks të dendur të udhëtarëve në hyrje dhe në dalje, ndërsa pala greke punoi me sportele të reduktuara duke shtuar vështirësitë për qarkullim në kufi.
Pala shqiptare ka nisur punën sot më 2 Janar me 9 sportele, 6 prej të cilave në ndihmë të daljes së udhëtarëve kurse 3 në hyrje. Ndërsa pala greke nisi punen vetëm me 1 sportel në hyrje dhe 1 në dalje, duke shkaktuar kështu radhë të gjata me automjtete dhe njerëz në anën greke të doganës.
Situata u normalizua rreth pasdites, kur pala greke shtoi numrin e sporteleve, në 4 të tillë. Mësohet se shtimi i sporteleve erdhi pas bisedimeve mes dy palëve të kërkuar nga pala shqiptare, me qëllim zgjidhjen e situatës. Rreth orës 17:00, situata në të dyja anët e kufirit u normalizua.
Edhe në pikën doganore të Kakavijës ka rinisur sot qarkullimi i udhëtarëve, por fluksi ishte i përballueshëm.
Dy ditët e fundit fluksi i lëvizjeve në pikën doganore të Kakavijës ka qënë thuajse i papërfillshëm, ditën e sotme ka nisur lëvizja normale, kryesisht e emigrantëve që kthehen në vendet e tyre të punës në shtetin grek.
Nga burimet zyrtare të Kakavijës mësohet se që nga pasditja e djeshme deri në mëngjesin e sotëm kanë hyrë nëpërmjet Kakavijes në territorin grek 160 shtetas dhe 500 automjete të llojeve të ndryshme. Ndërkaq kanë hyrë në territorin shqiptar rreth 1000 shtetas dhe 350 automjet.
Shumë emigrantë që punojnë në Greqi u kthyen në atdhe për festat e fundvitit. Pritet që i njëjti numër të kthehen sërish në Greqi, këto ditë. Pala shqiptare në pikat doganore është përgatitur për përballimin e situatës, duke shtuar ndjeshëm numrin e sporteleve, deri në 9 te tilla.
(m.a/d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Radhë të gjata në Kapshticë