Vlonjatët e nisin Vitin e Ri me shëtitje buzë detit
VLORË- Qytetarët e Vlorës kanë zgjedhur të shëtisin buzë detit në ditët e para të vitit, të cilat janë edhe ditë pushimi. Uji i Ftohtë ka qënë pjesa më e vizituar nga qytetarët, të cilët edhe pse të lodhur nga festa e fundvitit kanë preferuar të clodhen buzë detit.
“Kaluam shumë mirë festën, tani po kalojmë ca caste relaksi pranë detit”, shprehet një qytetare.
Dikush luan me fëmijë, dikujt tjetër i pëlqen fotogafia ose thjesht i pëlqen të meditojë për vitin që lamë pas dhe për atë që erdhi, nën zhurmat relaksuese të dallgëve.
Fatmirësisht edhe koha ka qënë shumë e përshtatshme për shëtitje. Edhe pse temperaturat ishin të ulëta, dielli dhe kthjelltësia e qiellit e bënin më të këndshme shëtitjen.
(ma.ar/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Vlonjatët e nisin Vitin e Ri me shëtitje buzë detit