E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapshticë, përmisohet situata, zvogëlohen radhët e gjata

Është normalizuar situata në doganën e Kapshticës ku ditën e djeshme u krijuan radhë të gjata me emigrantë që nxitonin të largoheshin nga vendi ynë drejt vendeve të punës. Përmirësimi i kushteve atmosferike solli një dyndje në pikën kufitare dhe radha arriti deri në 2 kilometra. Sipas emigrantëve shkak për radhën e gjatë u bë edhe kontrolli i rreptë nga pala greke. Vetëm pas orës 12 të mesnatës, radhët janë rralluar dhe dogana ka punuar normalisht. Gjashtë janari, është edhe dita e fundit e pushimeve të emigrantëve, pasi pas datës 7 janar, rifillojnë punën pothuajse të gjitha bizneset dhe institucionet në Greqi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›