Berat,arrestohet biznesmeni për mashtrim

Policia e Beratit arrestoi sot në mëngjes Agim Matukun i njohur si biznesmen pasi akuzohet për mashtrim me pronat shtetërore në ish-Kombinatin e Tekstileve në qytetin e Beratit. Sipas të dhënave të para të policisë së këtij qyteti mësohet se biznesmeni Matuku ka marrë pjesë në privatizimin e pronave shtetërore në ish- Kombinatin e Tekstileve duke përvetësuar prona që nuk i takonin sipas shumës së paguar.